Sport

Futbolli italian në zi! Lojtari amator u rrëzua gjatë një ndeshje dhe “u nda nga jeta”...

Futbollisti amator italian, Mattia Gianni, pësoi një atak në zemër gjatë një ndeshjeje, ai u dërgua në spital por nuk arriti të mbijetonte.

15 Prill 2024, 17:25 Nga DOSJA
Futbolli italian në zi! Lojtari amator u rrëzua gjatë një

ITALI - Tragjedi në futbollin amator italian. Siç u bë e ditur, sulmuesi 26-vjeçar i Castelfiorentino,  Mattia Giani, pësoi një atak në zemër në minutën e 15-të të ndeshjes kundër Lanciotto Campi në stadiumin komunal “Campi Bisenzio” në Firence. Ai u transferua me urgjencë në spitalin Careggi, ku dha frymën e fundit.

Kryetari i bashkisë Castelfiorentino, Alessio Falorni, postoi në Facebook: “Fatkeqësisht, mora një lajm të tmerrshëm. Mattia nuk ia doli. Një tragjedi e tmerrshme. Një dhimbje zemërthyese. Mund të mblidhemi vetëm në një përqafim shumë të fortë për familjen dhe shoqërinë ku ata bëjnë pjesë. U prefsh në paqe”.

Xhani ishte rritur në ekipet e të rinjve të Empolit dhe më pas në ato të Pizës. Në karrierën e tij futbollistike ai luajti për Grosseto, Real Querceta dhe Tuttocuoio, duke luajtur gjithashtu në Serie D. Nga ana e tij, Castelfiorentino United ka vendosur të pezullojë të gjitha aktivitetet stërvitore të ekipeve të saj.

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka njoftuar se do të mbahet një minutë heshtje në të gjitha ndeshjet e të gjitha garave që do të zhvillohen si sot (15/04) ashtu edhe fundjavën e ardhshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll