Art&Argëtim

VIDEO/ Rrëzohet në skenë gjatë performancës këngëtarja shtatzënë Nelly Furtado, habit me reagimin e saj

Gjatë festivalit të së shtunës, Nelly Furtado shtatzënë shkëlqente nga energjia e madhe, dhe të gjithë rreth saj po e brohorisnin dhe këndonin këngën.

15 Prill 2024, 12:47 Nga S.B
VIDEO/ Rrëzohet në skenë gjatë performancës
Nelly Furtado

SHBA- Këngëtarja e njohur Nelly Furtado, e cila ndërsa ishte shtatzënë u përball me një incident në skenën e madhe të Coachellës gjatë setit të producentit Dom Dolla. Seti i Dom Dolla ishte një nga më të priturit, ndërkohë që mijëra adhurues të muzikës house brohoritnin dhe kërcenin gjatë performancës së "Maneater" dhe "Satisfaction".

Gjatë festivalit të së shtunës, Nelly Furtado shtatzënë shkëlqente nga energjia e madhe, dhe të gjithë rreth saj po e brohorisnin dhe këndonin këngën. Pikërisht në momentin kryesor të këngës, Nelly u pengua pak para se të ecte në anën e skenës dhe u rrëzuar duke rënë përmbys por ajo që bëri habi ishte sesa mirë e menaxhoi ajo situatën.

VIDEO/ Rrëzohet në skenë gjatë performancës
Nelly Furtado

Duke treguar profesionalizmin e saj pavarësisht fatkeqësisë, këngëtarja e mori veten menjëherë për të vazhduar me performancën. Pas shfaqjes, autorja e ‘Say It Right’ ka dashur të ndajë pasojat e rënies me fansat e saj, duke treguar një gisht të gjakosur.

nelly furtado aksident ne skene

Sondazh

Poll