Art&Argëtim

"Sigurohuni të merrni një doktor të pashëm"/ Sofia Vergara tregon mirënjohjen ndaj partnerit me një postim emocionues

Aktorja ka postuar një foto të kirurgut ortoped njëkohësisht partnerit të saj, nga momenti kur ai i kontrollon këmbën.

15 Prill 2024, 12:14 Nga S.B
"Sigurohuni të merrni një doktor të pashëm"/ Sofia
Sofia dhe Justin

SHBA- Aktorja e njohur Sofia Vergara i bëri një referencë publike partnerit të saj, Justin Saliman, për ta falënderuar për kujdesin që i dha pas operacionit në këmbë. Aktorja ka postuar një foto të kirurgut ortoped njëkohësisht partnerit të saj, nga momenti kur ai i kontrollon këmbën.

Në Storyn e saj në Instagram, Vergara shkroi: Nëse ndonjëherë kaloni një operacion të madh në gju, sigurohuni që të merrni një mjek të pashëm për të fjetur me ju atë natë... Të dua Dr. Justin Saliman.

"Sigurohuni të merrni një doktor të pashëm"/ Sofia
Justin Saliman

Vergara dhe Saliman u panë për herë të parë së bashku tetorin e kaluar, tre muaj pasi ish-bashkëshorti i aktores Joe Magganiello bëri kërkesë për divorc. Që atëherë çifti është fotografuar në daljet e tyre për dreka dhe darka në SHBA.

sofia vergara justin saliman

Sondazh

Poll