Bota

VIDEO/ Gjysmëvëllai i Meghan Markle tallet keq me dukeshën e Sussex, imitimi i tij bën xhiron e rrjetit

Thomas Markle Jr., 57 vjeç, vuri një paruke me një fjongo dhe vendosi një jastëk nën bluzën e tij për të imituar Meghan Markle si shtatzënë.

15 Prill 2024, 12:03 Nga S.B
VIDEO/ Gjysmëvëllai i Meghan Markle tallet keq me dukeshën e
Meghan dhe Thomas Markle

SHBA- Gjysmëvëllai i Meghan Markle ka bërë bujë në mediat britanike pas videos së tij duke u tallur me Dukeshën e Sussex pasi e postoi në YouTube. Thomas Markle Jr., 57 vjeç, vuri një paruke me një fjongo dhe vendosi një jastëk nën bluzën e tij për të imituar Meghan Markle si shtatzënë.

"Unë quhem Me-again Swamp-donkey Crotch” dëgjohet në video. “Sapo po tregoja karuselin e ri që bleva të përdorur në eBay nga Montecito”, vazhdoi ai.

Vëllezërit e motrat Markle duket se kanë ndërprerë çdo kontakt për më shumë se një dekadë. Megjithatë, mediat britanike vërejnë se gjysmëvëllai i Meghan Markle synon të shfrytëzojë marrëdhënien e tij me familjen mbretërore.

“Nëse nuk të pëlqen, mos e shiko, apo jo? Po të mos ishte Meghan Markle, nuk e di se çfarë do të bëja”, thotë ai në video.

Markle punon si montues dritaresh dhe është një nga dy gjysmë-vëllezërit e Meghan Markle. Gjysmë motra e dukeshës, Samantha Markle, 59 vjeçe, gjithashtu nuk ka asnjë kontakt me motrën e saj.

Samantha, e cila është po aq e larguar nga Megani, e ka përshkruar në mënyrë agresive motrën e saj, për të cilën ndër të tjera ka thënë se ka një çrregullim personaliteti narcisist.

meghan markle thomas markle

Sondazh

Poll