15 Prill 2024, 11:05
Nga N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Dhjetë ditë pasi në Kosovë ka nisur regjistrimi i popullsisë, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), janë regjistruar mbi 200.000 banorë rezidentë, nga të gjitha komunitetet. Avni Kastrati, kryeshef ekzekutiv në ASK, gjatë një konference për media më 15 prill, tha se deri më tani janë regjistruar edhe banorë të komunitetit serb nga katër komunat veriore të Kosovës.
“Ka edhe pjesëmarrës nga komuniteti serb nga të gjitha komunat e veriut. Ne mendojmë që në ditët në vijim një pjesë e madhe e tyre do të jetë pjesë e regjistrimit”, tha ai.
Ky njoftim vjen pasi më 5 prill, Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, tha më 5 prill se serbët nuk do të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë.
Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë, në vitin 2011, nuk ishte mbajtur në katër komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan – të banuara me shumicë serbe, ndërsa serbët nga komunat e tjera në jug, me ftesë të Beogradit, kryesisht e kishin bojkotuar procesin.
Sipas statistikave që ASK-ja publikoi në një konferencë për media, deri më tani janë regjistruar rreth 206.000 mijë banorë të deklaruar si shqiptarë, afër 2.000 të deklaruar si serbë dhe në shifra më të vogla nga komunitetet e tjera në Kosovë.
Sipas të dhënave, 93 persona deri më tani kanë preferuar mos të deklarojnë mbi etninë. Në konferencën për media më 15 prill, zyrtarët e ATK-së po ashtu thanë se kanë pranuar disa ankesa mbi punën e regjistruesve në terren.
“Kemi qenë të detyruar t’i shkëpusim disa kontrata të regjistruesve për shkak se i kanë tejkaluar kompetencat që kanë marrë gjatë trajnimeve”, tha Kastrati, pa specifikuar arsyet.
Sipas të dhënave zyrtare nga regjistrimi i kaluar i popullsisë, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë është rreth 1.8 milion, prej të cilëve rreth 25.000 janë serbë. Megjithatë, sipas vlerësimeve të organizatave joqeveritare serbe në Kosovë, në Kosovë jetojnë rreth 100.000 pjesëtarë të komunitetit serb. Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë zhvillohet nga data 5 prill deri më 17 maj.
Marrë nga REL
regjistrimi i popullsisë kosove ask
Bota
15 Prill 2024, 10:51
N.F
Foto ilustruese
IZRAEL- Kabineti izraelit i luftës pas konsultimesh të gjata nuk mori një vendim për reagimin e mundshëm pas sulmi...
Bota
15 Prill 2024, 10:24
M.B
Vjosa Osmani
KOSOVA- Nis sot edicioni i dytë i Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i organizuar nga presidentja e Kosovës Vjosa...
Bota
15 Prill 2024, 10:16
N.F
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç në një deklaratë së fundmi është shpreh...
Bota
15 Prill 2024, 10:18
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
MEKSIKA- Tre persona kanë humbur jetën pasi një helikopter u rrëzua në Coyoacan të Meksikës.&n...
Bota
15 Prill 2024, 10:06
N.F
Foto ilustruese
FRANCË- Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin urdhëroi të dielën prefektët të rrisin masat ...
Bota
15 Prill 2024, 10:07
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Izraeli ka kryer dhjetëra sulme ajrore në Gazë gjatë natës, tha Hamasi, grupi palestinez i shpallu...
Bota
15 Prill 2024, 09:53
M.B
Harata
LINDJE E MESME- Linjat ajrore globale u përballën me ndërprerje të fluturimeve të hënën pasi sulmet me raketa dhe...
Bota
15 Prill 2024, 09:55
N.F
KOSOVË- Thuhet qartë në Nenin 4 të Marrëveshjes së Ohrit se Serbia “nuk do ta kundërshtojë anëtarësimi...
Bota
15 Prill 2024, 09:17
M.B
Emmanuel Macron
PARIS– Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se Franca do të bëjë gjithçka që mundet pë...
Bota
15 Prill 2024, 09:16
N.F
Këshili i Sigurimit në OKB
IZRAEL- Izraeli kërkoi të dielën që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të ...