Bota

"Ishte e drejta jonë legjitime për të sulmuar", ambasadori i Iranit në OKB: Nëse kundërpërgjigjet, Izraeli e di se cila do të ishte hakmarrja jonë e dytë

Mbrëmjen e 13 prillit, Irani lëshoi më shumë se 300 dronë dhe raketa drejt Izraelit, si hakmarrje për sulmin në Damask nga i cili mbetën të vdekur dy gjeneralë iranian.

15 Prill 2024, 11:14 Nga M.B
"Ishte e drejta jonë legjitime për të sulmuar",
Amir Saeid Iravani

NEW YORK- Ambasadori i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani, pas takimit urgjent të Këshillit të Sigurimit tha se Izraeli e di se cila do të ishte hakmarrja e dytë nëse vendos të kundërpërgjigjet. Mbrëmjen e 13 prillit, Irani lëshoi më shumë se 300 dronë dhe raketa drejt Izraelit, si hakmarrje për sulmin në Damask nga i cili mbetën të vdekur dy gjeneralë iranian.

Izraeli ka diskutuar për një hakmarrje të mundshme kundër Iranit, gjë që u cilësua si një kërcënim nga Iravani. Por, ai tha se besonte se ishte arritur një përfundim ku nuk duhet të ketë asnjë përgjigje ushtarake nga Izraeli. I pyetur nëse veprimet e vendit të tij kanë rrezikuar fillimin e një lufte edhe më të madhe, Iravani tha se ishte e drejta e tyre legjitime të përgjigjeshin sepse ata filluan agresionin kundër ambienteve të tyre diplomatike.

Izraeli ka arritur të shkatërrojë pjesën më të madhe të raketave me ndihmën e sistemit Iron Dome dhe aleatëve si SHBA-ja, Britania e Madhe, Jordania dhe Franca. Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant, ka paralajmëruar se Irani do të vendosë eksplozivë bërthamorë në raketa për t’iu kundërpërgjigjur sulmit iranian, gjë që është mohuar nga Irani. Kundër përshkallëzimit të mëtejshëm në Lindjen e Mesme janë shprehur edhe OKB-ja dhe SHBA-ja e cila tha se do të vazhdojë të mbrojë Izraelin.

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll