15 Prill 2024, 10:51
Nga N.F
Foto ilustruese
IZRAEL- Kabineti izraelit i luftës pas konsultimesh të gjata nuk mori një vendim për reagimin e mundshëm pas sulmit të Iranit në fundjavë. Presidenti, Biden e këshilloi kryeministrin, Netanjahu të mendohej mirë për pasojat. Në bisedimet e kabinetit qeveritar izraelit pas sulmit të Iranit, nuk është arritur asnjë rezultat, njoftuan mediat izraelite. Zëdhënësi i ushtrisë, Daniel Hagari nuk donte të shprehej direkt për një aksion të mundshëm si kundërpërgjigje.
"Ne jemi në të gjitha frontet në gatishmëri alarmi", tha ai. Më parë Benny Gantz, anëtar i kabinetit të luftës dhe ish-ministër i Mbrojtjes, kishte bërë të ditur një aksion hakmarrës, por pa dhënë një afat kohor. "Ne do të krijojmë një koalicion rajonal dhe ta vëmë Iranin para përgjegjësisë, në kohën e dhur, dhe ashtu siç e duhur për ne." "Times of Israel" kishte bërë të ditur se "kabineti i luftës duket të jetë i gatshëm të godasë Irani, por pa ujdi për atë se kur dhe si do të ndodhë kjo".
Biden këshillon Netanjahun për maturi
Presidenti amerikan, Joe Biden e këshilloi ndërkohë kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu të mendohej mirë për pasojat në rast një sulmi të mundhsëm kundër Iranit. Në një telefonatë të zhvilluar mes Biden dhe Netanjahu, Biden bëri "shumë të qartë", se "duhet të menduar me shumë kujdes dhe në mënyrë strategjike për rreziqet e një shkallëzimi të mundshëm", tha një zëdhënës i qeverisë amerikane të dielën.
Kurse kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili kishtë dënuar më parë ashpër sulmin e Iranit kundër Izraelit paralajmëroi Iranin nga sulme të mëtejshme. "Nuk duhet të vazhdohet me këtë rrugë", tha Scholz që ndodhet për një vizitë në Kinë. "Ne do të bëjmë gjithçka që të mos ketë shkallëzim të mëtejshëm."
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock ka paralajmëruar po ashtu nga një shkallëzim i mëtejshhëm i gjendjes. "I bëj thirrje të gjithë aktorëve në rajon të reagojnë me maturi", tha politikanja e gjelbër. "Spiralja e shkallëzimit duhet të ndërpritet. Ne duhet të arrijmë së bashku tek fundi i dhunës." Më tej Baerbock theksoi, se "miliona gra, burra e fëmijë në Izrael, në Iran dhe në të gjithë rajonin që nuk mund të flinin natën e djeshme, ata të gjithë nuk e duan këtë shkallëzim. Po e shohim me shumë vvëmendje gjendjen në rajon dhe jemi në koordinim të ngushtë me partnerë të ndryshëm", theksoi Baerbock që i bëri thirrje Iranit të mos kryejë sulme të tjera as përmes palëve përfaqësuese.
Marrë nga DW
lufta ne lindjen e mesme netanyahu kabineti izraelit
Bota
15 Prill 2024, 10:24
M.B
Vjosa Osmani
KOSOVA- Nis sot edicioni i dytë i Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i organizuar nga presidentja e Kosovës Vjosa...
Bota
15 Prill 2024, 10:16
N.F
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç në një deklaratë së fundmi është shpreh...
Bota
15 Prill 2024, 10:18
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
MEKSIKA- Tre persona kanë humbur jetën pasi një helikopter u rrëzua në Coyoacan të Meksikës.&n...
Bota
15 Prill 2024, 10:06
N.F
Foto ilustruese
FRANCË- Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin urdhëroi të dielën prefektët të rrisin masat ...
Bota
15 Prill 2024, 10:07
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Izraeli ka kryer dhjetëra sulme ajrore në Gazë gjatë natës, tha Hamasi, grupi palestinez i shpallu...
Bota
15 Prill 2024, 09:53
M.B
Harata
LINDJE E MESME- Linjat ajrore globale u përballën me ndërprerje të fluturimeve të hënën pasi sulmet me raketa dhe...
Bota
15 Prill 2024, 09:55
N.F
KOSOVË- Thuhet qartë në Nenin 4 të Marrëveshjes së Ohrit se Serbia “nuk do ta kundërshtojë anëtarësimi...
Bota
15 Prill 2024, 09:17
M.B
Emmanuel Macron
PARIS– Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se Franca do të bëjë gjithçka që mundet pë...
Bota
15 Prill 2024, 09:16
N.F
Këshili i Sigurimit në OKB
IZRAEL- Izraeli kërkoi të dielën që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të ...
Bota
15 Prill 2024, 08:59
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Mbrëmjen e djeshme është raportuar për përplasje mes bandave në Gjakovë. Sipas raporti...