Bota

Nuk morën dje asnjë vendim, Kabineti izraelit i luftës mblidhet sërish sot për të diskutuar rreth kundërpërgjigjeve ndaj Iranit

Një mbledhje disa orëshe e kabinetit të luftës përfundoi të dielën mbrëma pa një vendim se si do të kundërpërgjigjet.

15 Prill 2024, 11:58 Nga N.F
Nuk morën dje asnjë vendim, Kabineti izraelit i luftës mblidhet
Mbledhja e kabinetit izraelit të luftës

IZRAEL- Kabineti i luftës i Izraelit do të mblidhet sot për të diskutuar përgjigjen e tij ndaj sulmit të paprecedentë të Iranit të shtunën mbrëma. Lajmin për këtë mbledhje të radhës e ka konfirmuar për CNN një zyrtar izraelit.

Një mbledhje disa orëshe e kabinetit të luftës përfundoi të dielën mbrëma pa një vendim se si do të kundërpërgjigjet. Kabineti është i vendosur të veprojë por ende nuk ka vendosur për kohën dhe qëllimin. Në lidhje me sulmet e regjisruara Ministri i kabinetit të luftës izraelite, Benny Gantz tha më parë se Izraeli do të kërkojë një Irani të paguajë për ngjaren në një mënyrë dhe kohë që atyre do tu përshtatet.

Presidenti izraelit Isaac Herzog i tha ëolf Blitzer të CNN se vendi nuk po kërkon luftë pas sulmit të Iranit dhe "duhet ekuilibri në këtë situatë". Një zyrtar izraelit i tha SHBA-së se nuk po kërkon të përshkallëzojë ndjeshëm përballjen me Iranin, u tha gazetarëve një zyrtar i lartë i administratës Biden.

“Unë mendoj se Izraeli na e bëri të qartë se nuk po kërkon një përshkallëzim të rëndësishëm me Iranin. Kjo nuk është ajo që ata po kërkojnë. Ata po kërkojnë të mbrojnë veten dhe të mbrohen”, tha zyrtari i lartë i administratës. 

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll