Bota

Rrëzohet helikopteri turistik në Meksikë, humbin jetën 3 persona

Bëhet e ditur se helikopteri i përkiste kompanisë 'Let’s Fly', e cila ofron fluturime turistike dhe transport rreth qytetit.

15 Prill 2024, 10:18 Nga M.B
Rrëzohet helikopteri turistik në Meksikë, humbin jetën 3
Foto nga vendi i ngjarjes

MEKSIKA- Tre persona kanë humbur jetën pasi një helikopter u rrëzua në Coyoacan të Meksikës. Bëhet e ditur se helikopteri i përkiste kompanisë 'Let’s Fly', e cila ofron fluturime turistike dhe transport rreth qytetit.

“Popullsia nuk është në rrezik, as shtëpitë për rreth”, ka njoftuar Sekretari i Sigurisë Qytetare (SSC), Pablo Vazquez Camacho.

Sekretariati Federal i Infrastrukturës, Komunikimeve dhe Transportit (SCT) ka raportuar se do të marrë pjesë në hetimin e Agjencisë Federale të Aviacionit Civil (AFAC) për të identifikuar shkakun e rrëzimit të helikopterit. Edhe zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Meksikës ka hapur një dosje hetimore në lidhje me incidentin, duke u koordinuar me mjekët ligjor dhe ekspertë të ndryshëm si ata të kriminalistikës.

Ndërkohë, Policia Hetimore po punon për lokalizimin dhe analizimin e kamerave që kanë regjistruar ngjarjen, si dhe për marrjen e informacioneve nga dëshmitarët. SCT ka shprehur keqardhje për vdekjen e ekuipazhit të helikopterit dhe ka raportuar se ai u rrëzua shkaku i një defekti në motor. 

aksident ne meksike

Sondazh

Poll