Bota

Autoritetet izraelite lirojnë 150 të burgosur në Gaza

Mësohet se dy nga liruarit ishin punonjës të ambulancës për Shoqërinë Palestineze të Gjysmëhënës së Kuqe. Ata u mbajtën për 50 ditë pasi u ndaluan në një pikë kontrolli ushtarak ndërsa përpiqeshin të evakuonin pacientët nga spitali Al-Amal në qytetin Khan Younis më 25 shkurt, sipas një deklarate të PRCS .

15 Prill 2024, 11:09 Nga N.F
Autoritetet izraelite lirojnë 150 të burgosur në Gaza
Foto ilustruese

GAZA- Autoritetet izraelite kanë liruar 150 persona të arrestuar më parë në Gaza. Lajmin për lirim e të burgosurve e ka vërë me dije Autoriteti i Përgjithshëm Palestinez për Kalimet dhe Kufijtë të hënën.

Mësohet se dy nga liruarit ishin punonjës të ambulancës për Shoqërinë Palestineze të Gjysmëhënës së Kuqe. Ata u mbajtën për 50 ditë pasi u ndaluan në një pikë kontrolli ushtarak ndërsa përpiqeshin të evakuonin pacientët nga spitali Al-Amal në qytetin Khan Younis më 25 shkurt, sipas një deklarate të PRCS .

"Okupimi vazhdon të mbajë 6 nga ekuipazhet e shoqatës deri më sot dhe fati i tyre mbetet i panjohur," tha PRCS.

lufta izrael-palestine gaza lirim i te burgosurve

Sondazh

Poll