15 Prill 2024, 10:07
Nga M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Izraeli ka kryer dhjetëra sulme ajrore në Gazë gjatë natës, tha Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, më 15 prill, përderisa ushtria izraelite tha se nuk do të shpërqendrohet nga lufta pas sulmit të paprecedent të Iranit që ka rritur frikën për një konflikt më të gjerë. Fuqitë botërore kanë bërë thirrje për përmbajtje pasi Irani më 13 prill lëshoi mbi 300 dronë dhe raketa ndaj Izraelit, edhe pse ushtria izraelite tha se shumica e tyre janë shkatërruar.
Sulmi i parë direkt i Teheranit ndaj Izraelit, në kundërpërgjigje ndaj një sulmi vdekjeprurës në Damask më herët gjatë këtij muaji, pas muajsh të dhunës në mbarë rajonin ku janë përfshirë bashkëpunëtorët e Iranit, të cilët kanë thënë se po veprojnë në mbështetje të palestinezëve për shkak të luftës Izrael-Hamas në Rripin e Gazës.
“Edhe nën sulmin nga Irani, ne nuk jemi shpërqendruar për asnjë moment nga misioni ynë thelbësor në Gazë për të shpëtuar pengjet tanë nga duart e bashkëpunëtorit të Iranit, Hamasit”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, admirali Daniel Hagari.
Përderisa ndërmjetësit po synojnë të arrijnë një marrëveshje për ndaljen e luftimeve, që u nxitën nga sulmi i Hamasit më 7 tetor ndaj Izraelit, ky i fundit po planifikon të dërgojë trupat në Rafah, në jug të Gazës, ku është strehuar shumica e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh e Gazës.
“Hamasi ende po mban pengjet tona në Gazë”, tha Hagari, duke shtuar se janë afër 130 persona, përfshirë 34 pengje që besohet se kanë vdekur. Izraeli sërish u zotua se do të kthejë të gjitha pengjet në shtëpi.
Si pasojë e sulmit të Hamasit në Izrael janë vrarë afër 1.200 persona, shumica civilë. Ndërkaq, nga ofensiva ajrore dhe tokësore e Izraelit në Gazë janë vrarë më shumë se 33.000 persona, shumica gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve lokale shëndetësore./ REL
lufta ne lindjen e mesme
Bota
15 Prill 2024, 09:53
M.B
Harata
LINDJE E MESME- Linjat ajrore globale u përballën me ndërprerje të fluturimeve të hënën pasi sulmet me raketa dhe...
Bota
15 Prill 2024, 09:55
N.F
KOSOVË- Thuhet qartë në Nenin 4 të Marrëveshjes së Ohrit se Serbia “nuk do ta kundërshtojë anëtarësimi...
Bota
15 Prill 2024, 09:17
M.B
Emmanuel Macron
PARIS– Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se Franca do të bëjë gjithçka që mundet pë...
Bota
15 Prill 2024, 09:16
N.F
Këshili i Sigurimit në OKB
IZRAEL- Izraeli kërkoi të dielën që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të ...
Bota
15 Prill 2024, 08:59
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Mbrëmjen e djeshme është raportuar për përplasje mes bandave në Gjakovë. Sipas raporti...
Bota
15 Prill 2024, 09:02
M.B
Ndërtesa e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë të Holandës. Fotografi nga arkivi.
HAGË...
Bota
15 Prill 2024, 08:57
M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Guvernatori i rajonit të Dnipropetrovsk, Serhiy Lysak, tha se pjesë nga një raketë e rrëzuar ruse ra...
Bota
15 Prill 2024, 08:51
M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Qeveria gjermane do të shtyjë përpara rindërtimin e Ukrainës. Për këtë...
Bota
15 Prill 2024, 08:44
M.B
David Cameron
LONDËR- Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron i kërkoi Izraelit të mos hakmerret pas sulmit me dron dhe raketë...
Bota
15 Prill 2024, 08:44
N.F
Foto ilustruese
IZRAEL- Thirrje ndërkombëtare për përmbajtje maksimale, sepse sulmi i Iranit ndaj Izraelit konsiderohet prej ekspert&eu...