Politike

Kryemadhi: Meta po të ishte Kryetar i LSI-së s’do i digjte mandatet, është i pakënaqur nga vendimi jonë

7 Mars 2019, 06:31 Nga DOSJA
Kryemadhi: Meta po të ishte Kryetar i LSI-së s’do i digjte

Tiranë- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në emisionin “Opinion” ka deklaruar se nëse Ilir Meta do të ishte kryetar i kësaj partie nuk do të kishte djegur mandatet e deputetëve.

Ilir Meta është njeri i institucioneve, dhe nëse ai ishte kryetar i LSI nuk do i kishte djegur mandatet. Jam dakord me qëndrimin e Ilir Metës, nëse përballë do të kishim një njeri që dëgjon, jo një të çmendur. Shumë njerëz zhgënjehen nga deklaratat e mia. Normal që zoti Meta do jetë i pakënaqur me vendimet radikale të LSI, sepse LSI ka qenë për Edi Ramën si një valvul shkarkimi e tensionit dhe konfliktit. Ilir Meta gjithmonë i ka krijuar shanse dhe mundësi Edi Ramës për të kaluar ngërçet kur ka bërë gafa të tilla. Por unë mendoj që fenomeni Edi Rama duhet të mbarojë tashme jo vetëm për Edi ramin por për çdo njeri tjetër që kërkon të ndërtojë një institucion të liderit të fortë.

Në lidhje me deklarat e fundit të presidentit për situatën politike në vend, Kryemadhi u shpreh se nuk është dakort me ato që thotë presidenti.

Absolutisht nuk jam dakord me deklaratat e Presidentit. Ai ka shumë të drejtë për atë që mendon dhe ky është opinioni i tij, por ajo që unë mendoj është që presidenti duhet të marrë përgjegjësitë e tij ku është vendi sot.

Pak ditë më parë presidenti i vendit Ilir Meta u shpreh se Shqipëria po kalon një krizë Kushtetuese dhe Institucionale. Gjatë konferencës me presidentin e Sllovenisë Presidenti sugjeroi që palët opozitë dhe maxhorancë të bëjnë hapa pas për stabilizimin e situatës.(lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites ilir meta monika kryemadhi djegia e mandateve te opozites ilir meta monika kryemadhi

Sondazh

Poll