Politike

7 Marsi/ Presidenti Meta uron ditën e mësuesve: Nderim e mirënjohje për misionin tuaj fisnik

7 Mars 2019, 07:58 Nga DOSJA
7 Marsi/ Presidenti Meta uron ditën e mësuesve: Nderim e

TIRANË- Presidenti i vendit Ilir Meta këtë mëngjes ka uruar të gjithë mësuesit, pedagogët e profesorët shqiptarë, në ditët e tyre të festës. Në një postim në faqen e tij në “Facebook”, Meta falënderon të gjithë mësimdhënësit për misionin e tyre fisnik  të përçimit të dijes.

Postimi i plotë i Ilir Metës

Të dashur mësues, pedagogë e profesorë shqiptarë: Gëzuar nga zemra 7 Marsin, Ditën e Mësuesit! Nderim përjetë, respekt dhe mirënjohje ndaj veprës tuaj të ndritur dhe suksese në misionin fisnik të përçimit të dijes dhe vlerave qytetare e atdhetare!

Më 7 mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Kështu, që nga ajo ditë, 7 marsi festohet në Shqipëri, si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike për vendin tonë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 7 marsi dita e mesuesve ilir meta 7 marsi dita e mesuesve ilir meta

Sondazh

Poll