Art&Argëtim

Heidi Klum i jep lamtumirën e fundit Roberto Cavallit: Më mungon...

Ish-supermodelja ka postuar një foto të tyren në Instagram, nga një takim që kanë pasur në të kaluarën.

13 Prill 2024, 12:02 Nga S.B
Heidi Klum i jep lamtumirën e fundit Roberto Cavallit: Më mungon...
Heidi dhe Roberto

SHBA- Roberto Cavalli u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 83-vjeçare dhe ndër njerëzit e modës që i dhanë lamtumirën e fundit ishte edhe modelja Heidi Klum. Ish-supermodelja ka postuar një foto të tyren në Instagram, nga një takim që kanë pasur në të kaluarën. Në foto, modelja dhe stilisti ndajnë një puthje në buzë.

Në postimin e saj Klum ka shkruar thjesht: “Më mungon Roberto Cavalli” duke shtuar një emoji me zemër të kuqe.

Lajmin për vdekjen e stilistit e kanë bërë të ditur të afërmit e tij, të cilët kanë raportuar se shëndeti i stilistit të famshëm është përkeqësuar ditët e fundit. Ai la pas gjashtë fëmijë, më i vogli Giorgio, vetëm një vjeç. Në krah të tij në orët e fundit, ashtu si dhjetë vitet e fundit, ishte edhe partnerja e tij, Sandra Nilsson.

heidi klum roberto cavalli

Sondazh

Poll