Art&Argëtim

Nga Bebe Rexha tek Lana del Rey, zbulohet lista e performuesëve të Coachella 2024

Për edicionin e 2024-ës, rikthimi i këngëtares Lana del Rey po merr të gjithë vëmendjen, me artistë të tjerë si Peso Pluma, J Balvin dhe No Doubt gjithashtu.

12 Prill 2024, 17:56 Nga S.B
Nga Bebe Rexha tek Lana del Rey, zbulohet lista e performuesëve të
Rita Ora

SHBA- Coachella është bërë me kalimin e viteve, një nga festivalet më të rëndësishme në skenën muzikore botërore. Falë një audiencë besnike dhe ardhjes së shumë influencuesëve në tokën amerikane, popullariteti i tij është rritur tej mase.

Për edicionin e 2024-ës, rikthimi i këngëtares Lana del Rey po merr të gjithë vëmendjen, me artistë të tjerë si Peso Pluma, J Balvin dhe No Doubt gjithashtu. Në këtë muaj, këtë të premte nisin gjashtë ditë intensive muzikore.

Nga data 12 prill deri të dielën 14 prill është pjesa e parë e festivalit. Më pas, nga e premtja 19 prill deri të dielën më 21 prill, publiku do të mund të rikthehet në kontakt me artistët e tyre të preferuar.

Ndër emrat më të rëndësishëm, përveç atyre të përmendur më lart, Tyler, The Creator do të jetë kryefjalë, ashtu si Doja Cat. Të pranishëm do të jenë edhe artistë të tjerë si Lil Uzi Vert, Bizarrap, Ice Spice, Carin León, DJ Snake dhe Justice.

Nga Bebe Rexha tek Lana del Rey, zbulohet lista e performuesëve të
Coachella

Formacioni i plotë do të jetë si më poshtë: Për momentin në rrjetet sociale është shpallur orari i javës së parë të Coachella 2024. Secila nga tetë skenat do të ketë shfaqje gjatë pjesës më të madhe të ditës.

Lana del Rey do të jetë në skenën kryesore nga ora 23:20 (me orën lokale) të premten, më 12 prill. Pak para saj, në të njëjtin ambient do performojë Peso Pluma.

Këngëtarë të tjerë që do të performojnë do të jenë edhe Ice Spice, këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha, Sabrina Carpenter etj.

coachella shba vip

Sondazh

Poll