Art&Argëtim

VIDEO/ Njihuni me të dashurin e ri të Ariana Grandes, pas shumë spekulimesh çifti del hapur në publik

Gjithçka erdhi pas ndarjes së Arianës nga Dalton Gomez dhe Ethan, duke i dhënë fund martesës së tij 4-vjeçare me Lilly Jay.

12 Prill 2024, 15:12 Nga S.B
VIDEO/ Njihuni me të dashurin e ri të Ariana Grandes, pas shumë
Kasti i Wicked

SHBA- Këngëtarja Ariana Grande dhe aktori Ethan Slater janë prezantuar më në fund në publik si çift siç shihet në nga videot gjatë një darke në Las Vegas. TMZ siguroi videon e Ethan-it në krah të Arianës teksa ishin duke biseduar gjatë një darke të mrekullueshme në Nobu Caesars Palace.

Ata u filmuan duke u përqafuar gjatë vaktit që u organizua nga Universal pasi çifti dhe aktorët e "Wicked" mbërritën në CinemaCon për të promovuar filmin. Ndërsa ishte, teknikisht, një darkë pune, ata gjithsesi shfaqeshin të buzëqeshur madje edhe përkëdhelnin kurrizin e njëri-tjetrit.

VIDEO/ Njihuni me të dashurin e ri të Ariana Grandes, pas shumë

Koha e përbashkët e Arianës dhe Ethanit në Oz, në setin e "Wicked", ndezi një romancë reale duke filluar korrik 2023. Gjithçka erdhi pas ndarjes së Arianës nga Dalton Gomez dhe Ethan, duke i dhënë fund martesës së tij 4-vjeçare me Lilly Jay.

ariana grande wicked

Sondazh

Poll