Art&Argëtim

Ndër fëmijët më të pasur në botë, zbulohet vlera e pasurisë dhe sa kushton një postim i North West në mediat sociale

Mësohet se ajo mund të fitojë 30,000 dollarë për postim vetëm nga TikTok.

13 Prill 2024, 10:02 Nga S.B
Ndër fëmijët më të pasur në botë, zbulohet
Kim dhe North

SHBA- Që nga dita e lindjes, North West ka qenë prezente në media vetëm sepse është vajza e Kim Kardashian dhe Kanye West. Më pas, tashmë 10-vjeçarja “Northie” siç e quan nëna e saj, dëshmoi se mund të bëhet temë bisede për shumë më tepër arsye sesa pseudonimet e saj të famshme.

Jo shumë kohë më parë, ajo publikoi një këngë me babanë e saj, Ye, që theu rekorde në YouTube dhe transmetimet e Spotify. Në mediat sociale, North në thelb ‘tall’ prindërit ose pikturon fytyrën e saj.

Mësohet se ajo mund të fitojë 30,000 dollarë për postim vetëm nga TikTok. Algoritmi në Amerikë dhe më gjerë, tregon se bota e do veçanërisht North West pasi gjithçka që ajo poston në rrjetet sociale bëhet virale pothuajse menjëherë.

Ndër fëmijët më të pasur në botë, zbulohet
Kim dhe North

North dhe nëna e saj e famshme ndajnë një llogari të përbashkët në TikTok, e cila numëron 19.2 milionë ndjekës. Ato postojnë video të ndryshme humoristike, thuajse pa asnjë përpjekje, vetëm me kamerën e një celulari. E megjithatë, këto video mund të bëjnë shumë para.

Sipas kompanisë Influencer Marketing Hub, një llogari me numrat e mësipërm në ndjekës dhe pëlqime, mund të sigurojë nga 30,400 deri në 45,600 dollarë.

Paratë që ajo mund të fitonte nga TikTok, megjithatë, nuk janë shqetësuese për North, pasi një sondazh e renditi atë në mesin e 5 fëmijëve më të pasur në botë. Kushërira e saj Stormi (vajza e Kylie Jenner) mund të jetë më lart në listën e fëmijëve më të pasur në botë. Vitin e kaluar, një studim vlerësoi vlerën neto të North në 375 milionë dollarë, një numër që sigurisht është rritur deri më sot.

kim kardashian north west

Sondazh

Poll