Art&Argëtim

Pjesëmarrja e Arabisë Saudite në Miss Universe një mashtrim i madh, flet zëdhënësi i kompeticionit: Çdo pretendim i tillë është i rremë

Në veçanti, Organizata "Miss Universe" flet për lajme "të rreme" në lidhje me pjesëmarrjen e Arabisë Saudite në konkursin e bukurisë.

12 Prill 2024, 16:50 Nga S.B
Pjesëmarrja e Arabisë Saudite në Miss Universe një mashtrim
Rumy al-Qahtani

SHBA- Pak kohë më parë, lajmi se Arabia Saudite do të debutonte në garën e "Miss Universe 2024" me bukuroshen 27-vjeçare që do ta përfaqësonte, kishte shkaktuar mesazhe shpresëdhënëse, por sipas njoftimeve një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Në veçanti, Organizata "Miss Universe" flet për lajme "të rreme" në lidhje me pjesëmarrjen e Arabisë Saudite në konkursin e bukurisë.

"Asnjë proces përzgjedhjeje nuk është kryer në Arabinë Saudite dhe çdo pretendim i tillë është i rremë dhe mashtrues," tha një zëdhënës i konkursit në një deklaratë për CNN. “Arabia Saudite nuk do të ketë mundësi të marrë pjesë në garën tonë”.

“Nuk e dimë arsyen pse Rumy al-Qahtani shpalli kandidaturën e saj, por nëse dëshiron të marrë pjesë në garë me Arabinë Saudite, do të duhet të kalojë në një proces të veçantë përzgjedhjeje si çdo kandidat tjetër”, shtoi përfaqësuesi i konkurs.

Modelja nga Riadi, Rumy al-Qahtani, njofto në rrjetet sociale se do të përfaqësojë vendin për herë të parë në konkurset ndërkombëtare të bukurisë. Në veçanti, ajo ka shkruar se ishte e “nderuar” të merrte pjesë në konkursin “Miss Universe”.

Postimi shfaqte fotot e saj të veshura me një fustan dhe një kurorë vezulluese dhe një shirit ku shkruhej "Miss Universe Saudi Arabia". Njoftimi i saj u shpërnda gjerësisht në mediat sociale dhe mediat e lajmeve në mbarë botën.

Konkursi i bukurisë njoftoi se më shumë se 100 vende do të përfaqësohen në konkursin Miss Universe 2024, i cili do të mbahet në Meksikë në shtator. Këtë vit do të jetë hera e parë që konkursi do të mbahet pa kufirin e sipërm të moshës për garueset femra, pasi në vitet e kaluara, garueset duhet të ishin nga 18 deri në 28 vjeç.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by rumy alqahtani | رومي القحطاني ???????? (@rumy_alqahtani)

miss universe 2024 arabia saudite

Sondazh

Poll