Art&Argëtim

"Kjo po që është lëkurë e vërtetë"/ Kendall Jenner shfaqet pa filtra dhe grim, fansat adhurojnë modelen për veprimin e guximshëm

Modelja u shfaq në një seri klipesh të postuara në llogarinë e TikTok të Vogue.

12 Prill 2024, 18:20 Nga S.B
"Kjo po që është lëkurë e vërtetë"/
Kendall Jenner

SHBA- Publiku është mësuar ta shohë familjen Kardashian në rrjetet sociale, duke u dukur “perfekte”, pasi të gjitha anëtaret e saj përdorin filtra dhe photoshop. Megjithatë, duket se nuk është e njëjta gjë për Kendall Jenner.

Modelja u shfaq në një seri klipesh të postuara në llogarinë e TikTok të Vogue. Në to ajo u tregon fansave të saj se si bëhet gati në përditshmëri, ndërsa hap pas hapi u tregon grimin që bën zakonisht.

Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen e publikut ishte se modelja nuk ka përdorur asnjë filtër apo photoshop. Në vend të kësaj ajo tregon imazhin e saj natyral me të gjitha imperfeksionet.

Në komentet e lëna poshtë videos nga fansat e saj, ata e vlerësuan modelen për veprimin e guximshëm. Njëri shkroi: Ajo është kaq e bukur, kjo është lëkurë e vërtetë. Një tjetër shkroi: Të dua Kendall që je kaq autentike.

@voguemagazine In just one minute, you, too, can learn how to #guasha like #Kendalljenner ♬ original sound - Vogue

kendall jenner makeup

Sondazh

Poll