Aktualitet

Humbi kontrollin e automjetit duke dalë nga rruga, ndërron jetë 58-vjeçari në Kolonjë

Mësohet se 58-vjeçari me inicialet G.B ka humbur kontrollin dhe automjeti doli nga rruga.

12 Prill 2024, 15:32 Nga S.B
Humbi kontrollin e automjetit duke dalë nga rruga, ndërron jetë
foto ilustruese

FIER- Një 58-vjeçar i cili po udhëtonte me automjetin e tij në fshatin Bidaj të Kolonjës ka humbur jetën. Mësohet se 58-vjeçari me inicialet G.B ka humbur kontrollin dhe automjeti doli nga rruga. Po punohet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në fshatin Bidaj, Kolonjë, shtetasi G. B., rreth 58 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Nissan", ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi G. B..  

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

aksident fier

Sondazh

Poll