Aktualitet

VIDEO/ Rrumbullaku acarohet nga pyetja e gazetarit për Ervis Martinajn: Lë dhe kolegët të bëjnë ndonjë pyetje

Pasi nuk pranoi që të fliste, Rrumbullaku mbylli konferencën dhe u largua.

12 Prill 2024, 14:20 Nga I.A
VIDEO/ Rrumbullaku acarohet nga pyetja e gazetarit për Ervis
Muhamet Rrumbullaku

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku është acaruar nga pyetja e gazetarit Igli Çalmeta ditën e sotme për zhdukjen e Ervis Martinajt. Gjatë konferencës për mediat, Rrumbullaku nuk ka pranuar që të përgjigjet në çfarë faze janë hetimet për zhdukjen e tij, por i ka kërkuar gazetarit që tu japë mundësi dhe kolegëve që të bëjnë pyetje. Pasi nuk pranoi që të fliste, Rrumbullaku mbylli konferencën dhe u largua.

Pyetje: Drejtor Rrumbullaku, a keni dijeni se deri ku kanë shkuar hetimet në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt?

Muhamet Rrumbullaku: Po kam një përgjigje për ju. Lëri dhe kolegët e tjerë të bëjnë ndonjë pyetje. Mirupafshim.

 

muhamet rrumbullaku ervis martinaj

Sondazh

Poll