Aktualitet

Akuzohet për ndërhyrjet në sistemin TIMS, Ervin Muca: S’kam kryer asnjë shkelje

Duke folur me gazetarët, para se të hynte në ambientet e GJKKO për masën e sigurisë, Muça tha se ai deklarohet i pafajshëm dhe se ka vepruar sipas procedurës.  

12 Prill 2024, 12:39 Nga I.A

Akuzohet për ndërhyrjet në sistemin TIMS, Ervin Muca: S’kam

TIRANË- Drejtori i Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit Ervin Muça ka deklaruar se nuk ka kryer asnjë shkelje përsa i përket sistemit TIMS. Duke folur me gazetarët, para se të hynte në ambientet e GJKKO për masën e sigurisë, Muça tha se ai deklarohet i pafajshëm dhe se ka vepruar sipas procedurës.  

“Kam bërë detyrën, s’kam kryer asnjë shkelje, skam kopjuar asnjë te dhënë, deklarohem i pafajshëm, lëreni drejtësinë të bëjë pune e saj, deklarohem i pafajshëm, nuk ka lidhje kodi i punonjësit kam vepruar sipas procedurës, nuk me ka kërkuar askush asgjë”, tha Muça.

Procedimi penal për ngjarjen, është rregjistruar që në shtator të vitit të kaluar dhe Muço, ka qenë person nën hetim. Në Prokurori ka patur fillimisht një referim nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore, në 8 gusht, dhe më pas, në fund të po atij muaji nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Mbetet e paqartë arsyeja se përse Muco ka vijuar të ushtrojë i qetë detyrën, dhe vetëm pas urdhërit të arrestit për të, Policia njoftoi pezullimin e tij nga detyra.

ervin muça

Sondazh

Poll