Aktualitet

"Nuk bashkëpunojmë dot me Policinë e Shtetit"/ Rrumbullaku kunja Dumanit: Prokurori kontrollon hetimin jo ne

Në një konferencë për mediat, Rrumbullaku ka deklaruar se SPAK dhe Policia e Shtetit kanë shumë marrëdhënie të mira

12 Prill 2024, 14:12 Nga I.A
"Nuk bashkëpunojmë dot me Policinë e Shtetit"/
Muhamet Rrumbullaku

TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku është pyetur në lidhje me deklaratën e kreut të SPAK Altin Dumanit për bashkëpunimin me Policinë e Shtetit. Në një konferencë për mediat, Rrumbullaku ka deklaruar se SPAK dhe Policia e Shtetit kanë shumë marrëdhënie të mira. Por ndërkohë që ka hedhur kunja mbi Dumanin, duke i thënë se është prokurori ai që kontrollon hetimin dhe jo ata.   

Pjesë nga konferenca:

Pyetje: Pak ditë më parë SPAK ka hasur vështirësi në hetimin e krimit të organizuar pasi ka funksionarë të lartë të shtetit të implikuar, ju ka vënë në dijen Dumani për këtë?

Rrumbullaku: Policia dhe SPAK kanë marrëdhëniet me të mira të besueshmërisë reciproke për hetimin e të gjitha problematikave që lidhjen me krimin e organizuar. Prokurori kontrollon hetimin dhe e delegon atë.

Pyetje: Në lidhje me operacionin në fjalë, AMP dhe Prokuroria e Tiranës kishin nisur prej kohësh hetimet për 4 efektivët e arrestuar. Ndërkohë paralelisht ishte edhe Prokuroria e Posaçme që kishte në duart e tyre të njëjtën dosje, për të njëjtin grup kriminal? A ka AMP, Policia e Shtetit dhe SPAK indice për emrat ë tjerë të përfshirë në këtë skenë?

Rrumbullaku: Në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë në raport me hetimet që ndjek Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Prokuroria e Posaçme nuk ka përplasje të hetimeve. I jap të drejtë Prokurorisë dhe AMP të vijojë hetimin dhe sigurimin e provave nëse ka elementë dhe individë të tjerë të përfshirë. Por unë nuk kam dijeni për një hetim të tillë.

muhamet rrumbullaku altin dumani

Sondazh

Poll