Aktualitet

FOTO/ U fut për të vjedhur një pikë të këmbimit valutor në Durrës, hajduti i maskuar dhe i armatosur del "duar bosh", në kërkim nga policia

Mësohet se ngjarja ka ndodhur paraditen e së premtes në lagjen nr.1 të Durrësit e njohur ndryshe si zona e Vollgës.

12 Prill 2024, 13:30 Nga N.F
FOTO/ U fut për të vjedhur një pikë të këmbimit
Pamje nga autori

DURRËS- Një person i maskuar dhe i armatosur ka tentuar të kryejë një grabitje ditën e stome në një pikë të këmbimit valutor në Durrës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur paraditen e së premtes në lagjen nr.1 të Durrësit e njohur ndryshe si zona e Vollgës.

Punonjësit kanë arritur të pikasnin personin e armatosur dhe nuk kanë hapur xhamin e sportelit dhe më pas hajduti i ka parë ata dhe është larguar me shpejtësi nga pika e këmbimit valutor. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet dhe kërkimet për personin.

durres vjedhje kembim valutor

Sondazh

Poll