Aktualitet

Kaloi nga Rama te Basha dhe i shpëtoi një atentati/ Kush është ish-kandidati i PS-së që u arrestua pas aksionit në Kadastrën e Durrësit?

Ardit Kërtusha, së bashku me Leonard Kadrimin dhe M. Z. në kërkim dyshohet se duke shpërdoruar detyrat në ASHK Durrës, kanë lehtësuar tjetërsimin e pasurisë së paluajtshme. Ai akuzohet për veprat penale "Mashtrimi" dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

12 Prill 2024, 12:39 Nga r.ll
Kaloi nga Rama te Basha dhe i shpëtoi një atentati/ Kush
ardit kertusha

DURRËS- Pesë persona janë vënë në pranga dhe dy janë në kërkim pas finalizimit të një vit hetimesh të disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve në Kadastrën e Durrësit. Të arrestuarit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar dokumentet e një toke me sipërfaqe 448 000 m2, në lagjen nr. 15, Durrës. Në pranga janë vënë Lirim Xhameta, Dashnor Taulla, Leonard Kadrimi dhe Gjovalin Ndoci. 

Mes të arrestuarve është gjithashtu edhe ish-kandidati i PS-së në Durrës, Ardit Kërtusha 33-vjeç, ish-kryetar i FRESSH. Kërtusha kandidoi për kryetar të PS në Durrës në 2020 dhe më pas u tërhoq nga gara. Më vonë në zgjedhjet e 25 prillit 2021 ai iu bashkua publikisht Lulzim Bashës. Ndërkohë, më 16 maj të 2022, Ardit Kërtusha i shpëtoi një atentati në një lokal të frekuentuar në zonën e Currilave në Durrës në pronësi të këngëtarit Noizy.

Ardit Kërtusha, së bashku me Leonard Kadrimin dhe M. Z. në kërkim dyshohet se duke shpërdoruar detyrat në ASHK Durrës, kanë lehtësuar tjetërsimin e pasurisë së paluajtshme’. Ardit Kërtusha, akuzohet për veprat penale "Mashtrimi" dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

PJESË NGA NJOFTIMI I PROKURORISË:

'Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Ardit Kërtusha, I biri I Islam dhe I Merita, I dtl.12.01.1991, lindur në Durrës dhe banues në Lagja nr.15, Rruga “Aleksandër Goga” Durrës, me shtetësi Shqiptare, me arsim të lartë, gjendje familjare I martuar, gjendje gjyqësore I padënuar, ID nr.J10112072A, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimi” dhe “Pastrimi I produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 143/3 e 25 dhe 287/2 germa”a” të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg”  parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

ardit kertusha kadastra e durresit

Sondazh

Poll