Politike

Macron konferencë me Ramën: Ju mbështesim drejt rrugës evropiane, të normalizohen marrëdhëniet Serbi-Kosovë

Po ashtu ai ka theksuar se është e nevojshme që të normalizohen marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. 

12 Prill 2024, 15:12 Nga I.A
Macron konferencë me Ramën: Ju mbështesim drejt rrugës
Emmanuel Macron

FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se mbështet rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Në një konferencë për mediat, Macron ka deklaruar se Franca është e vendosur për të mbështetur ecurinë e Ballkanit Perëndimor. Po ashtu ai ka theksuar se është e nevojshme që të normalizohen marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. 

"Këto dy vizita dëshmojnë për dinamikën e jashtëzakonshme të marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Francës. Ju e dini që do të keni besim tek vendosmëria për të bërë më shumë. Dua të tregoj vendosmërinë e Francës për Ballkanin Perëndimor, këtu bëhet fjalë për bashkimin e Europës për të bërë më te fortë ndaj luftërave. Shqipëria ka vazhduar rrugën Europiane me vendosmëri, kini besim tek mbështetja jonë, jemi të impresionuar nga tërësia e reformave dhe kapacitete për të avancuar. Dua të përshëndes zërin e fortë në rajon të Shqipërisë në skenën ndërkombëtare. Kështu ka qenë dy vite kur ju mbanit postin në Këshillin e Sigurimit. Në të gjitha çështjet rajonale është i nevojshme normalizim i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës," tha Macron.

emmanuel macron

Sondazh

Poll