Politike

Salianji: Ndërhyrja në TIMS, pretendohet se ka fshirje të dhënash dhe përdorim nga grupet kriminale

Salianji tha se përse i duhej 10 muaj kohë Prokurorisë së Tiranës për të konkluduar në ndërhyrjen në TIMS.

11 Prill 2024, 21:22 Nga I.A
Salianji: Ndërhyrja në TIMS, pretendohet se ka fshirje të
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka deklaruar se nga ndwrhyrja nw TIMS pretendohet se ka fshirje tw dhwnash. I ftuar në studion e emisionit ‘Çim Peka Live’ në Syri TV, Salianji tha se përse i duhej 10 muaj kohë Prokurorisë së Tiranës për të konkluduar në ndërhyrjen në TIMS.

“Ndërhyrja në TIMS është e rëndë pasi pretendohet se ka fshirje të dhënash, sikundër pretendohet se të dhënat që janë marrë nga TIMS janë përdorur nga grupet kriminale. Gjithashtu pretendohet se fshirja e të dhënave është bërë për interesa të grupeve kriminale. Nëse ndërhyrja nuk është realizuar në 2 gusht, e kuptoni se i është lënë 10 muaj kohë këtij drejtorit për të bërë ndërhyrjen, si ka mundësi kjo gjë?”, tha Salianji.

ervin salianji

Sondazh

Poll