Politike

Afera e Inceneratorit të Tiranës, Veliaj nuk bën pas: Të vijojë plani, unë i inkurajoj të aplikojnë prap

Veliaj se i ka inkurajuar që aplikojnë për të hapur qeliza të reja për të kompresuar plehrat.

11 Prill 2024, 20:46 Nga I.A

 

Afera e Inceneratorit të Tiranës, Veliaj nuk bën
Erion Veliaj

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar se plani për ndërtimin e Inceneratorit të Tiranës duhet që të vazhdojë. Në një intervistë në “Real Story” në ABC News, Veliaj se i ka inkurajuar që aplikojnë për të hapur qeliza të reja për të kompresuar plehrat. Ndërsa për tregun e Farkës dhe tregut të Kasharit, Veliaj tha se ata punojnë gjatë natës.

“Ne jemi klientë të landfillit, drejtohet nga një kompani publike. Çfarë mendoj unë si Këshill se nuk kam vendimmarrje. Si Këshill është të vijojë plani ta bëjnë inceneratorin, e kishin për ta dorëzuar në 2023, ndodhi kjo anomali, të aplikojnë prapë. Madje i inkurajova, aplikoni të hapen qelizat e reja për të kompresuar plehrat. Kompania është si të thuash “t’i prishim autostradat se një i ri ecën me 200 në orë”. Po jo, hiq këtë që ecën me 200 në orë, mos prish autostradat. Pra, qëllimi ishte për të bërë diçka të mirë. Çmimi ishte 37, në kohën e Saliut e Metës e Sali Lushës, Gaz Bardhit e Flamur Nokës e të gjithë çapaçulëve që vijnë te bashkia. Vetëm fakti që vijnë 100 vetë nuk do të thotë që ne jemi perfektë. Do të thotë që ky lali e Edi Rama ndoshta s’janë perfektë, 100 punë e kantiere që janë hap ndoshta iu shpëton ndonjë gjë. Por të vijnë ata që na hodhën në erë në Gërdec, kjo nuk diskutohet fare. Edhe tregu i Farkës i bashkisë dhe ai i Kasharit i privatit në orën kur ne të dy zgjohemi nga gjumi janë bosh. Tregjet punojnë nga ora 1 deri në 6:00, tregjet e shumicës se atëherë shkojnë. Ata që çojnë me shumicë. Mund të përmirësohet, por është fillimi, është hera e parë që thyem monopolin e privatit. Nëse e pranon sfidën time, sot pas emisionit e gdhijmë dhe në orën 3:00 të mëngjesit jemi aty dhe ti e shikon se çfarë jete ka. Ke të drejtë në një vend ku toka vlen shumë, s’mund t’i lemë bosh. Propozimi tjetër është t’i gjejmë një okupacion gjatë ditës. Se dakord shumica, sjell natën, dhe ajo në 7:00 nis e bie, t’i gjejmë një aktivitet tjetër nga ora 07:00 në 19:00, këtu ke të drejtë”, tha Veliaj.

erion veliaj

Sondazh

Poll