Politike

Berisha: E garantoj se e premtja që vjen do ta tmerrojë Erion Veliajn

Gjatë fjalës në tubimin e përnatshëm qytetar, Berisha tha se, e premtja që vjen do të  tmerrojë Veliajn dhe se kjo do jetë e treta e vërteta.

11 Prill 2024, 20:53 Nga I.A
Berisha: E garantoj se e premtja që vjen do ta tmerrojë Erion Veliajn
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje kryebashkiakut Erion Veliaj që të japë dorëheqjen dhe të mos e presë të premten e ardhshme. Gjatë fjalës në tubimin e përnatshëm qytetar, Berisha tha se, e premtja që vjen do të  tmerrojë Veliajn dhe se kjo do jetë e treta e vërteta.

"Por unë kam sot një përshëndetje më të veçantë për të gjithë protestuesit kundër kryehajnit të Bashkisë së Tiranës, të cilët me protestën e tyre përcollën mesazhin në mbarë Shqipërinë dhe botën se shtëpia e parë e qytetarëve të Tiranës është e pushtuar nga një hajdut ordiner. Se shtëpia e parë e qytetarëve të Tiranës është e përdhosur nga një hajdut që vjedh 100 përqind të fondeve publike dhe i shndërron ato në hotele me 5 yje. I shndërron ato në pallate 10 e 12-katëshe.

I shndërron ato në lokale dhe klube. I shndërron ato në udhëtime dhe vakanca në të katër anët e dheut. I shndërron ato në llogari të fshehta offshore.Protesta e sotme ishte një protestë që bashkia nuk e ka parë ndonjëherë. Dhe e garantoj se e premtja që vjen, do ta tmerrojë Erion Veliajn. Të premten, e treta e vërteta.Erion Veliaj jep dorëheqjen, mos u fut më në bashki," tha Veliaj.

sali berisha

Sondazh

Poll