Politike

Hetimi i TIMS/ Salianji: Arrestimi i drejtorit të IT për shkak të Komisionit Parlamentar

Salianji tha se është një zinxhir njerëzish që kanë bërë të mundur ndërhyrjen në sistemin TIMS.

11 Prill 2024, 21:08 Nga I.A
Hetimi i TIMS/ Salianji: Arrestimi i drejtorit të IT për shkak të
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji, i cili është kryetar i Komisionit Hetimor parlamentar për TIMS-in, u shpreh se dyshohet se Ervin Muça është involvuar si drejtor IT në Policinë e Shtetit nga grupet kriminale. I ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, Salianji tha se është një zinxhir njerëzish që kanë bërë të mundur ndërhyrjen në sistemin TIMS.

“Arrestimi i drejtorit të IT-së ka ardhur si rezultat i Komisionit Hetimor, shpresoj të mos jetë truk për të shmangur thërritjen e tij si dëshmitar, pasi ai është me masë arresti. Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit kur ka hetim parlamentar, pavarësisht se ndaj personit mund të ketë një tjetër hetim, ai duhet të paraqitet para Komisionit si dëshmitar, qoftë edhe i shoqëruar me policë”, tha Salianji.

Ai u shpreh se gjithsesi në një vend ku vendimet e Kushtetueses hidhen në kosh çfarë nuk pret, kur vullneti suprem të Edi Ramës, është mbi gjithçka.

“Ne sot jetojmë në një vend ku kemi Ajatollah Edi Ramën”, tha Salianji.

ervin salianji

Sondazh

Poll