Politike

Korrupsioni në Bashkinë Tiranë, Veliaj falenderon drejtorët: Për 99 punë të këtyre çunave i'u themi shumë faleminderit

Po ashtu kryebashkiaku nuk i ka kursyer ofendimet dhe sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave që kanë raportuar korrupsionin që ka ndodhur në Bashkinë e tij.

11 Prill 2024, 20:29 Nga I.A
Korrupsioni në Bashkinë Tiranë, Veliaj falenderon drejtorët:
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka falenderuar ditën e sotme drejtorët e arrestuar nga SPAK për korrupsion dhe vjedhje tenderash. I ftuar në emisionin “Real Story”, në ABC News, Veliaj ka deklaruar se ka bërë një seri ndryshimesh me administratorët, me drejtorët e përgjithshëm në bashkinë e Tiranës. Duke folur për drejtorët e arrestuar, Veliaj tha se ata kanë bërë shumë punë dhe se meritojnë që t'u themi faleminderit për këtë. Po ashtu kryebashkiaku nuk i ka kursyer ofendimet dhe sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave që kanë raportuar korrupsionin që ka ndodhur në Bashkinë e tij.

"Ne na duhet që ndoshta dhe po e diskutojmë brenda bashkisë, kam bërë një seri ndryshimesh me administratorët, me drejtorët e përgjithshëm me një pjesë të madhe të stafit politik, me nënkryetarët e bashkisë kemi komplet një skuadër të re nënkryetarësh dhe ajo që kam kërkuar është një kompani duhet të bëjë sic e bëjnë politikanët, një vetëdeklarim. Në momentin që në bëjmë një ligj dhe do deklarosh se ti do e marrësh përsipër këtë punë, pavarësisht se je ulur do deklarosh që s’ke asnjë lidhje asnjë kontakt. Por për të dhënë një kontekst, këtu nuk bëhet fjalë që punë nuk janë bërë, të gjithë punët janë bërë. Po diskutohen 5-6 praktika në 1 mijë, pra më pak se 1% në totalin e vet. Megjithatë ambicia ime nuk është të jem 99% i suksesshëm, ambicia ime është që Bashkia e Tiranës të jetë 100% e suksesshme. Kur kam bërë daljen e fundjavës, është një gjë që kam reflektuar unë, pati një mbështetje të kryeministrit.

Në sensin që ky është një kantier i madh ndërtimesh, punësh, ku njerëzve iu duhet thënë që për punë që janë bërë mirë duhet me iu heq kapelen se janë bërë punë të jashtëzakonshme është kollaj të shkosh në TV dhe të linçosh disa njerëz në ditën që iu shket këmba, por nuk duhet harruar si u bë Astiri, bulevardi, si u pastrua liqeni, Unaza e madhe, si u bënë 40 shkolla secila prej tyre është një minibetejë. Është mëse e ndershme të thuash 99 gjëra këto çuna i kanë bërë, i kanë qarë dhe meritojnë respekt, te kjo gjëja këtu ka një pikëpyetje të madhe që do duhet ta sqarojmë dhe që unë besoj që sic e ka bërë PS dhe kryeministri këtë distancim për të thënë jo, ne nuk hedhim njeri poshtë autobusit. Për 99 punë këtyre çunave, këtyre ministrave, deputetëve iu themi shumë faleminderit dhe bravo ju qoftë se keni bërë punë të mëdha, por ka një punë që meriton një pikëpyetje kjo meriton që të investigohet dhe ne nuk jemi studio avokatie. Këto muhabetet janë për 1% të popullsisë, për portale që s’kanë marrë leje ndërtimi. Se të dish me ca kërkesash vijnë autorët e këtyre portaleve që duan të bëjnë pallat brenda Kopshtit Zoologjik”, tha Veliaj.

erion veliaj

Sondazh

Poll