Politike

“Kam menduar ‘pse na duhet ky status i investitorit strategjik!” Xhaçka flet për akuzat e opozitës: Nuk ka favor nga shteti

Xhaçka ka deklaruar se nuk ka vendim që përjashton familjarë të deputetëve apo ministrave të merren me biznes.

11 Prill 2024, 21:18 Nga I.A
“Kam menduar ‘pse na duhet ky status i investitorit
Olta Xhaçka

TIRANË- Deputetja socialiste Olta Xhaçka ka komentuar votimin e sotwm nw Kuvend, ku maxhoranca shkeli vendimin e Gjykatws Kushtetuese. E ftuar në emisionin Top Story në Top Channel, Xhaçka u shpreh se nuk ka folur deri tani se ka respektuar institucionet e drejtësisë. Xhaçka ka deklaruar se nuk ka vendim që përjashton familjarë të deputetëve apo ministrave të merren me biznes.

“Në fakt puna si ministre ka qenë e gjatë, kanë qenë tre poste ministrore, kështu që pas një eksperiencë kaq të gjatë mendoj se është e përligjur të kesh një moment refleksioni. Përballem me një lumë shpifjesh dhe akuzash e kam rikonsideruar shijen e këtij profesioni dhe pasioni. Nuk kam folur se kam respektuar institucionet. Opozita akuzon se jam në papajtueshmëri mandati dhe se mazhoranca po më mbron për të mos shkuar në “Kushtetuese”. Ka pasur momente që kam menduar që çfarë na duhet statusi i investitorit strategjik… por ky status nuk është favor, është thjeshtë një stimul që qeveria ia bën ekselencës për të investuar drejt sektorëve prioritet të ekonomisë. Nuk ka vendim që përjashton familjarë të deputetëve apo ministrave të merren me biznes dhe të mos diskriminohen. Ndalesa është që nuk mund të përfitojnë të ardhura nga prona publike, nuk mund të përfitojnë prona publike”, tha Xhaçka.

olta xhaçka

Sondazh

Poll