11 Prill 2024, 20:42
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama shkelmoi Kushtetutën për të mbrojtur Olta Xhaçkën. Sipas Berishës, Rama e mbrojti Xhaçkën sepse në çdo investim strategjik ai ka 30% të fitimeve. Po ashtu Berisha nga arresti shtëpiak, ka deklaruar se drejtësinë për të do ta bëjnë shqiptarët.
"Erion, sot ti kur pe Oltën se si e mbrojti Edi Rama, se si kryehajduti i qeverisë shkelmoi mbi Kushtetutën e Shqipërisë. Edi Rama, çfarë do t’i thuash ti Koço Kokëdhimës që e përjashtove nga parlamenti, i more mandatin, kurse Olta Xhaçkën e mbrojte? Po çfarë dallimi kishin këta të dy? Ua them unë dallimin, e kam thënë këtu me dhjetëra herë, në çdo investim strategjik, Edi Rama ka 30 përqind.
Ndaj dhe Olta sot shkelmoi mbi Kushtetutën, mbi parlamentin, mbi gjykatën, mbi çdo gjë. Ka vjedhur tokën me dokumente, me falsifikime. Tokën publike e ka marrë bashkë me të shoqin dhe Edi Ramën dhe Olsi Ramën për të ndërtuar parajsën e tyre. Dhe asaj nuk i hiqet imuniteti, nuk i hiqet mandati. Edi Rama, drejtësinë për ty do e bëjnë shqiptarët. Pas Erion Veliajt, radhën e ke ti. Forcë në botë që të shpëton ty nga verdikti i qytetarëve të zemëruar të Shqipërisë nuk ka. Nuk ka kryeministër më hajdut. Nuk ka kryeministër më të inkriminuar se ti në Europë dhe në botë. Edi Rama, largohu sa më parë," tha Berisha.
sali berisha
Politike
11 Prill 2024, 20:29
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka falenderuar ditën e sotme drejtorët e arrestuar nga SPAK për korrupsion dhe vje...
Politike
11 Prill 2024, 20:20
I.A
Rama dhe Nikolla
TIRANË- Në një votim të paprecedentë të enjten në mbrëmje, shumica parlamentare vendosi të bl...
Politike
11 Prill 2024, 20:12
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka folur për arrestimin e drejtorëve te Bashkisë Tiranë me urdhër nga SP...
Politike
11 Prill 2024, 19:34
I.A
TIRANË- Në një fjalim para procesit të votimit për të zbatuar një vendim të kësaj gjykate që detyron Kuvendi...
Politike
11 Prill 2024, 19:10
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka komentuar vendimin e maxhorancës për të mos ...
Politike
11 Prill 2024, 18:54
I.A
Votat
TIRANË- Qeveria dhe maxhoranca në Kuvend kanë shkelur ditën e sotme vendimin e Gjykatës Kushtetuese për manda...
Politike
11 Prill 2024, 18:52
I.A
Kuvendi
TIRANË- Kuvendi ka miratuar ditën e sotme ngritjen e Komisionit për Dezinformim. Me 73 vota pro si dhe 7 vota kundër, proj...
Politike
11 Prill 2024, 18:44
I.A
Kuvendi
TIRANË- Një situatë kaosi është krijuar ditën e sotme në Kuvend, teksa po lexohej raporti i PS-së...
Politike
11 Prill 2024, 18:32
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demmokratike Sali Berisha ka deklaruar se rasti i kreut të IT-së në Policinë e S...
Politike
11 Prill 2024, 18:05
S.B
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar për protestën që është mbajtur në Bashki, kundër ko...