Art&Argëtim

Një film bazuar në lojën Monopoly?!/ Kompania e prodhimit të filmave të Margot Robbie do e bëjë të mundur së shpejti

Por u njoftua të mërkurën se kompania e prodhimit të Robbie ‘LuckyChap’ do ta prodhojë atë.

11 Prill 2024, 18:05 Nga S.B
Një film bazuar në lojën Monopoly?!/ Kompania e prodhimit të
Margot Robbie

SHBA- Një film i bazuar në lojën klasike “Monopoly” është duke nisur me kompaninë e prodhimit të Margot Robbie në krye. Filmi Monopoly ka qenë në zhvillim për më shumë se një dekadë, sipas Hollywood Reporter.

Por u njoftua të mërkurën se kompania e prodhimit të Robbie ‘LuckyChap’ do ta prodhojë atë. Hasbro Entertainment, pjesë e kompanisë amerikane të lodrave, do të prodhojë gjithashtu.

Kompania e Robbie së fundmi ka punuar në Saltburn dhe hitin e vitit të kaluar Barbie, ku luajti edhe aktorja australiane. Duke folur për Variety në shkurt, Robbie, tha: Ne duam të bëjmë më shumë filma që të kenë efektin që ka Barbie.

“Nuk e di nëse duhet të jetë Barbie 2. Pse nuk mund të jetë një tjetër ide e madhe, origjinale, e guximshme ku ne kemi një regjisor të mrekullueshëm, një buxhet të madh dhe besimin e një grupi. Unë dua ta bëj këtë." shtoi ajo.

Adam Fogelson, president i Lionsgate Motion Picture Group, tha se ata janë jashtëzakonisht të emocionuar për projektin dhe besojnë se mund të jetë blockbusteri i ardhshëm. Barbie ishte filmi me fitimin më të madh vitin e kaluar, duke fituar 1.38 miliardë dollarë në mbarë botën.

Loja më e shitur e tavolinës Monopoly ka mësuar breza fëmijësh të blejnë pasuri të paluajtshme, t'i grumbullojnë ato me hotele dhe t'u vendosin qira të larta lojtarëve të tjerë.

margot robbie monopoly shba

Sondazh

Poll