Art&Argëtim

Oscars 2025/ Zbulohet data e ceremonisë së ardhshme të ndarjes së çmimeve

Më konkretisht, çmimi i 97-të i Oscar-it do të mbahet më 2 mars, sipas njoftimit të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit në SHBA.

11 Prill 2024, 13:34 Nga S.B
Oscars 2025/ Zbulohet data e ceremonisë së ardhshme të ndarjes
Oscars

SHBA- Tapeti i kuq i rradhës, për natën më të madhe të filmit në Hollywood për çmimet Oscars do të hapet në fillim të vitit 2025. Më konkretisht, çmimi i 97-të i Oscar-it do të mbahet më 2 mars, sipas njoftimit të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit në SHBA.

Vihet re se ceremonia e këtij viti, e cila pati interes të veçantë u zhvillua më 10 mars. Është ndjekur nga afërsisht 19.5 milionë shikues, një numër i rritur me rreth 4% krahasuar me një vit më parë, ndërsa është hera e tretë radhazi, që tregon rritje të shikueshmërisë televizive.

Sipas Variety, ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet në Teatrin Dolby në Los Angeles dhe do të transmetohet sërish drejtpërdrejt nga rrjeti televiziv amerikan ABC.

oscars oscar 2025

Sondazh

Poll