Art&Argëtim

"Do t'ia tregoj botës së shpejti"/ Paris Hilton zbulon arsyen pse nuk e ekspozon vajzën e saj në mediat sociale

Arsyeja pas kësaj është në fakt mjaft e ëmbël dhe fisnike pasi Hilton përpiqet të mbrojë foshnjën nga sytë e botës.

11 Prill 2024, 17:05 Nga S.B
"Do t'ia tregoj botës së shpejti"/ Paris Hilton zbulon
Paris Hilton

SHBA- Fëmija i dytë i Paris Hilton, London nuk ka qenë asnjëherë prezente në mediat sociale të nënës së saj. Arsyeja pas kësaj është në fakt mjaft e ëmbël dhe fisnike pasi Hilton përpiqet të mbrojë foshnjën nga sytë e botës.

43-vjeçarja mirëpriti fëmijën e saj të dytë në nëntor 2023 me bashkëshortin Carter Reum. Por fëmija i saj i parë, Phoenix, është parë rregullisht në llogaritë e saj në rrjetet sociale, kështu që fansave i kanë lindur dyshimet dhe kurioziteti.

“Ndjehem sikur jeta ime ka qenë kaq publike me gjithçka”, tha ajo për ENews. “Kështu që unë thjesht doja ta mbaja vajzën time të vogël për vete."

"Do t'ia tregoj botës së shpejti sepse të gjithë vazhdojnë të pyesin." shtoi Paris.

Gjithashtu ajo shtoi: Po kaloj kohën më të pabesueshme. Nuk kam qenë kurrë më e lumtur. Ata janë engjëjt e mi të vegjël. Do të doja një motër për London, sepse unë dhe motra ime kemi një marrëdhënie kaq të ngushtë.

paris hilton london shba

Sondazh

Poll