Art&Argëtim

VIDEO/ Vajza e Jennifer Garner dhe Ben Affleck del hapur, ndërron identitetin dhe emrin

Finn ndodhej në një ceremoni përkujtimore të gjyshit të tij me familjen dhe vendosi të prezantohej e të dilte hapur.

11 Prill 2024, 11:18 Nga S.B
VIDEO/ Vajza e Jennifer Garner dhe Ben Affleck del hapur, ndërron
Finn, Ben dhe Jennifer

SHBA- Një nga lajmet që ka shkaktuar shumë interes në mediat e huaja, është zbulimi i fëmijës 15-vjeçar të aktorëve Ben Affleck dhe Jennifer Garner se është transgjinor, duke ndryshuar emrin nga Serafina në Finn. Finn ndodhej në një ceremoni përkujtimore të gjyshit të tij me familjen dhe vendosi të prezantohej e të dilte hapur.

15-vjeçari mbërriti në kishë i veshur me një kostum dhe kravatë të errët dhe me flokët e prerë shkurt.

"Përshëndetje, emri im është Finn Affleck," tha ai dhe më pas lexoi një fragment nga Bibla.

Agjencitë ndërkombëtare theksojnë se edhe pas daljes hapur të Finnit, 15-vjeçari vazhdon të ketë mbështetjen e plotë të prindërve në vendimin e tij për të ndryshuar identitetin. Affleck dhe Garner duket se e dinin prej kohësh identitetin gjinor të fëmijës së tyre dhe prisnin që vetë Finn ta njoftonte kur të ndihej gati, gjë që ndodhi.

Pas divorcit të tyre, të dy Garner dhe Affleck kanë nisur marrëdhënie të reja romantike, me Garner që takohet me CEO John Miller që nga viti 2018 dhe Affleck u martua me Jennifer Lopez në korrik 2022.

ben affleck finn affleck

Sondazh

Poll