Art&Argëtim

Roli i ri transformon Margot Robbie-n, aktorja heq dorë të qenurit një Barbie

Robbie u largua nga roli i saj më ikonik si Barbie, i cili u publikua vitin e kaluar.

11 Prill 2024, 16:39 Nga S.B
Roli i ri transformon Margot Robbie-n, aktorja heq dorë të qenurit
Margot Robbie

SHBA- Aktorja e njohur Margot Robbie u shfaq krejtësisht ndryshe pas një transformimi të flokëve. Në fotot e reja, aktorja dukej e mrekullueshme me një ton të ri ngjyrë gështenjë në flokët e saj.

Në rrezet e diellit, flokët e Robbie-t dukeshin si një bjonde e shndritshme luleshtrydhe të cilat i kishte kapur në gjysmë nga pas me baluke të drejta para syve që i mbulonin ballin. Robbie u largua nga roli i saj më ikonik si Barbie, i cili u publikua vitin e kaluar.

Roli i ri transformon Margot Robbie-n, aktorja heq dorë të qenurit

Aktorja luajti si kukulla ikonike në filmin e vitit 2023 me të njëjtin emër, por roli i saj më i ri e sheh atë në “A Big Bold Beautiful Journey” në xhirime. 33-vjeçarja do të luajë në film së bashku me Colin Farrell dhe ndjek dy të panjohur me "lidhje të jashtëzakonshme".

margot robbie barbie

Sondazh

Poll