Art&Argëtim

VIDEO/ Lenny Kravitz habit fansat me veshjen e tij gjatë stërvitjes në palestër

Këngëtari i njohur ka postuar në llogarinë personale në Instagram një video ku tregon stërvitjen e tij.

11 Prill 2024, 15:51 Nga S.B
VIDEO/ Lenny Kravitz habit fansat me veshjen e tij gjatë stërvitjes
Lenny Kravitz

SHBA- Këngëtari amerikan Lenny Kravitz duket se kujdeset për stilin e tij, edhe kur stërvitet apo kur ngre pesha në palestër. Këngëtari i njohur ka postuar në llogarinë personale në Instagram një video ku tregon stërvitjen e tij.

Në të, Kravitz mund të shihet duke ngritur pesha në palestër me një instructor që e ndihmon. Megjithatë, është veshja e Lenny Kravitz ajo që mori vëmendjen. Ylli shfaqet me pantallona lëkure, një bluzë të tejdukshme dhe syze dielli.

Në mbishkrimin e postimit ai shkroi: Faleminderit Zot për sot! Mirënjohës. Nuk kam qenë kurrë më mirë. Nuk ka rrugë të shkurtra, prandaj shfrytëzojeni ditën sa më shumë. Çdo gjë është e mundur. Dashuri!

Një koment nga publiku nën video fokusohet kryesisht tek veshjet e tij. Modelja Winnie Harlow shkroi: Pantallona lëkure për në palestër? Kjo është një mënyrë për të djersitur, ndërsa një tjetër shtoi: Kush stërvitet me lëkurë? Vetëm Leni.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lenny Kravitz (@lennykravitz)

lenny kravitz palester

Sondazh

Poll