Art&Argëtim

"Para martese më thonin gay"/ Fedez thyen heshtjen, flet për divorcin nga Chiara Ferragni: Ajo do jetë gjithmonë gruaja më e rëndësishme e jetës sime

Karriera e saj mori një kthesë të madhe, pasi shumë kompani vendosën të ndërprisnin kontratat e tyre me të dhe Ferragni më pas humbi besueshmërinë e saj.

11 Prill 2024, 11:29 Nga S.B
"Para martese më thonin gay"/ Fedez thyen heshtjen, flet për
Fedez

ITALI- Ndarja e Chiara Ferragnit dhe Fedez ka habitur miliona fansa të blogeres dhe reperit italian, në fund të shkurtit. Një muaj më vonë, Fedez theu heshtjen dhe foli për herë të parë për divorcin e pritshëm me Ferragnin, ndërsa reagoi ashpër kur u pyet nëse kishte ndodhur një tradhëti nga ana e tij.

Reperi mori pjesë në emisionin 'Belve' të Rai2 dhe shpjegoi se çfarë e shtyu çiftin dikur të dashuruar marrëzisht, t'i jepte fund martesës.

“Unë dhe Chiara kaluam shumë kohë të vështira, një prej tyre ishte sëmundja ime. Ishin tre vite shumë të komplikuara dhe fatkeqësisht nuk duruam”, tha fillimisht ai.

Edhe pse ishte i gatshëm të fliste për Chiara Ferragnin, ai nuk deshi të tregonte se çfarë i bëri ata të vendosin për divorc. Mirëpo, prezantuesja e pyeti nëse beteja ligjore e Ferragnit kishte ndikuar në martesën e tyre, Fedez u përgjigj: Po, po, po, po por nuk është kjo arsyeja pse u ndamë.

Në dhjetor, sipërmarrësja dhe influencuesja u akuzua për praktika të padrejta tregtare pasi u zbulua se fushata e bamirësisë që ajo kishte drejtuar në bashkëpunim me një markë të njohur italiane të ëmbëlsirave të Krishtlindjeve ishte mashtrim.

Karriera e saj mori një kthesë të madhe, pasi shumë kompani vendosën të ndërprisnin kontratat e tyre me të dhe Ferragni më pas humbi besueshmërinë e saj.

"Para martese më thonin gay"/ Fedez thyen heshtjen, flet për
Fedez

Në intervistën e Fedez, moderatorja e pyeti nëse kishte qenë tradhëtia arsyeja e divorcit të tyre. Reperi ka reaguar dhe tha: Është qesharake, derisa u martova më thoshin se jam gay, por tani që jam divorcuar më pëlqejnë femrat? Unë jam i habitur se sa lehtë njerëzit flasin për të. Kaq e thjeshtë, nga askundi.

Fedez nuk ka pushuar së cilësuari Ferragnin si “gruaja ime” gjatë gjithë intervistës. Por arsyeja nuk është tjetër veçse fakti se “ligjërisht është ende kështu”, siç theksoi ai.

“Të gjithë menduan se do të vija këtu për të kritikuar gruan time. Nuk është kështu, ajo është nëna e fëmijëve të mi dhe do të jetë gjithmonë gruaja më e rëndësishme në jetën time sido që të ndodhë”, përfundoi ai.

chiara ferragni fedez itali

Sondazh

Poll