Politike

Gjekmarkaj: Ç'ngjashmëri ka Shqipëria me Europën? Po mban në arrest shtëpiak themeluesin e pluralizmit

Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Gjekmarkaj ka theksuar se qeveria po mban në arrest shtëpiak themeluesin e pluralizmit për arsye politike.

11 Prill 2024, 16:32 Nga I.A
Gjekmarkaj: Ç'ngjashmëri ka Shqipëria me Europën? Po
Agron Gjekmarkaj

TIRANË- Nënkryetari i Parlamentit Agron Gjekmarkaj ka folur ditën e sotme për të përbashkëtat që ka Shqipëria me Europën. Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Gjekmarkaj ka theksuar se qeveria po mban në arrest shtëpiak themeluesin e pluralizmit për arsye politike.

"Çfarë të përbashkëtash ka Shqipëria aktuale me Europën? Çfarë lirie gëzon ajo kur themeluesin e pluralizmit, Sali Berishën e arreston, për arsye politike? Po ju kujtoj se liria është një e vetme, zinxhirët që vihen padrejtësisht mbi njërin, peshojnë mbi shpatullat e gjithësecilit. Mos vini bast pafund për provokimin e opozitës dhe shoqërisë, mos luani bixhoz me reagimin e saj. Të mëdhenjtë ndihen të tillë, deri sa qytetarët rrinë në gjunjë. Por ata po ngrihen dhe të mëdhenjtë do të bëhen xhuxhë. Asgje e rë në këtë diell, gjithçka përsëritet," tha Gjekmarkaj.

agron gjekmarkaj seance plenare 11 prill 2024

Sondazh

Poll