Sport

VIDEO/ Arbitri godet Haaland në fytyrë, ndërkohë që tifozët reagojnë: “Një shuplakë për ta zgjuar në pjesën e dytë”...

Episodi ka ndodhur, pasi François Letexier ka fishkëllyer për fundin e pjesës së parë

10 Prill 2024, 20:00 Nga DOSJA

VIDEO/ Arbitri godet Haaland në fytyrë, ndërkohë që

SPANJE - François Letexier, gjyqtari francez që drejtoi ndeshjen mes Real Madridit dhe Manchester Cityt (3-3), në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions League, goditi pa dashje me dorë Erling Haaland në fytyrë, pasi kishte fishkëllyer për fundin e pjesës së parë. Sulmuesit norvegjez duket se nuk i ka pëlqyer shumë...

Mirëpo në rrjetet sociale nuk kanë munguar reagimet e tifozëve për momentin: “Arbitri godet Haaland-in për të parë nëse zgjohet në pjesën e dytë”, lexohet. Një tjetër tifoz shtoi: “Arbitri nuk mundi ta shihte sepse ai mungonte”.  

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll