Sport

VIDEO / Nuk ka fitues mes gjigandëve Europianë, barazim në 'Bernabeu' dhe “Emirates”!

6 gola në Madrid mes Realit dhe Manchester Cityt, ndërkohë që nuk shkon më tepër se një barazim 2-2 Arsenali me Bayern Munich!

9 Prill 2024, 23:09 Nga DOSJA
VIDEO / Nuk ka fitues mes gjigandëve Europianë, barazim në

SPANJE - Janë luajtur çerekfinalet e para të mëdha të Champions League ku mes tyre kampionët e europës në fuqi të Manchester Cityt u përballën me skuadrën rekordmene të kompeticionit, Realin e Madridit, me 14 trofe në “Bernabeu”.

Një ndeshje spektakolare me 6 gola por me asnjë fitues. Pas një goli të shpejtë të Cityt, janë madrilentë që rikthejnë avantazhin brenda 45 minutave të para, në fillim me Kamavingën që ndihmohet nga Diaz dhe më pas me Rodrigon që con skuadrat në dhomat e zhveshjes me avantazhin e spanjollëve.

Rikthimi në fushë në pjesën e dytë tregon një tjetër Manchester që shumë shpejtë brenda 5 minutave kalon në avantazh me dy perla. Foden shënon i pari për të barazuar në minutën e 66-të ndërkohë që në të 71-tën, kroati Gvardiol kalon në avantazhin momental skuadrën angleze.

Por nuk dorëzohen vendasit dhe 10 minuta nga fundi gjejnë golin e barazimit me Valverden, i cili me një predhë rikthen barazpeshën në 3-3, aq sa mbeti deri në vërshëllimën e trefishtë që sinjalizoi mbylljen e ndeshjes për të vendosur skuadrën që kualifikohet një javë më parë në Manchester.

Në barazim 2-2 u mbyll edhe sfida në “Emirates” mes kryesuesëve të Premier League, Arsenalit dhe Bayernit të Mynihut. Saka kalon në avantazh vendasit, por brenda 45 minutave gjermanët, që në Bundesligë e kanë humbur garën për titull rikthehen në konkurues të denjë në arenën europiane. Gnabri barazon 6 minuta më pas ndërkohë që njohja e vjetër e Arsenalit, ish-sulmuesi i Tottenham, Harri Kane kalon në avantazh me një 11-metërsh bavarez.

Nuk dorëzohen djemt e Artetës që në pjesën e dytë me Troshard që erdhi nga stoli gjeti golin e barazimit. Edhe në Angli gjithçka u mbyll në paqe duke shtyrë për javën e ardhshme kualifikimin edhe mes këtyre dy skuadrave, këtë herë në “Alianz Arena”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll