Sport

VIDEO/ Spektakël në Madrid, 6 gola dhe shumë emocione dhurojnë dy gjigandët europian!

Pas një përmbysjeje të Manchester Cityt, Merenges rikthejnë barazpeshën 10 minuta nga fundi i ndeshjes.

9 Prill 2024, 22:55 Nga N.F

SPANJE - Luhen ndeshjet e para çerekfinale të Champions League ku finalja e parakohshme mes Realit të Madridit dhe Manchester Cityt ka dhuruar spektakël, ashtu si pritetj që në 45 minutat e para. Reali i Madridit befasohet pa u mbushur dy minuta loja. Sapo nisi sfida, Citizens fituan një goditje të lirë jo shumë larg zonës dhe Bernardo Silva sheh se Lunin është i pavemendshëm dhe e dërgon topin në rrjetë me një goditje të shpejtë, 0-1.


Rreth 10 minuta më vonë, “Los Blancos” kundërpërgjigjen me Camavingan.


Por e pabesueshmja ndodh dy minuta më vonë, kur përmbyset rezultati në 2-1 falë golit të Rodrigos.


Në pjesën e dytë duket tjetër Manchester në fushë. Në mintuën e 66-të është Foden që rikthen barazpeshën në 2-2 me një supergol.


Ndërkohë që 5 minuta më pas është Gvardiol që konkuron me shokun e tij të skuadrës për golin më të bukur duke kaluar në avantazh ekipin e Guardiolë në 2-3.


Megjithatë nuk kishte mbaruar asgjë, Valverde ndez feastën në “Bernabeu” duke çuar shifrat në 3-3 në minutën e 79-të.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll