Sport

Ndëshkohet me karton të kuq në fund të ndeshjes ndaj Al-Hilal, Cristiano Ronaldo kërcënon arbitrin me grusht...

Cristiano Ronaldo, sulmuesi i Al-Nassr, u përjashtua me karton të kuq në fund të ndeshjes gjysmëfinales së Superkupës së Arabisë Saudite, e humbur të hënën kundër Al-Hilal (1-2).

10 Prill 2024, 18:27 Nga DOSJA

Ndëshkohet me karton të kuq në fund të ndeshjes ndaj

ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo pa të kuqe me Al-Nassr. Portugezi u përjashtua nga loja në fund të ndeshjes gjatë gjysmëfinales së humbur në Superkupën e Arabisë Saudite kundër Al-Hilal (1-2), këtë të hënë, pas një përplasjeje të ashpër. Pasi mori kartonin e kuq, ai kërcënoi arbitrin me grusht.

Lojtari u përjashtua nga loja katër minuta pas kohës shtesë për shkak të goditjes me bërryl ndaj një kundërshtari, ndërsa ekipi i tij ishte duke u mundur 2-0. Sadio Mané zvogëloi diferencën në fund të kohës së shtuar (90’+9).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll