Sport

Agüero vuri bast 10.000 dollarë për Real Madrid-Man.City dhe fitoi në 14 minuta...

Argjentinasi vuri bast se në ndeshjen në ‘Bernabeu’ do të shënohen më shumë se dy gola.

10 Prill 2024, 18:40 Nga DOSJA

Agüero vuri bast 10.000 dollarë për Real Madrid-Man.City dhe

SPANJE - Sergio Agüero nuk kishte asnjë dyshim se do të kishte një shfaqje në  “Santiago Bernabéu”. Argjentinasi parashikoi një ndeshje me opsione për Real Madridin dhe Manchester Cityn, dy skuadra që sipas kritereve të tij do të shënonin shumë gola.

Dhe kështu ka qenë. Në fakt, Kun publikoi parashikimin e tij në rrjetet sociale dhe zbuloi se kishte vënë bast 10 mijë dollarë, që në ndeshje do të shënoheshin më shumë se dy gola. Do të thotë, të paktën tre gola do të festohen, pavarësisht se cila skuadër i shënon. Nuk iu deshën as 15 minuta për të fituar bastin e tij.

“Një lojë si kjo e sotmja meriton disa gola”,- shkruan Agüero për të shoqëruar imazhin që kishte ndarë me ndjekësit e tij dhe ku shihet bileta e bastit të tij. Do të kishte të drejtë, siç shihet, argjentinasi ka fituar 18.900 dollarë.

Agüero vuri bast 10.000 dollarë për Real Madrid-Man.City dhe

Natyrisht, dy skuadrat që kanë luajtur në disa nga ndeshjet më të paharrueshme të kohëve të fundit u vlerësuan, fillimisht në vitin 2022 me rikthimin historik të bardhezinjve (3-1 në ‘Bernabéu’) dhe, më vonë, në 2023 , me fitoren tingëlluese të Cityt (4-0 në ‘Etihad’) në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales.

20.700 dollarë në Kupën e Botës për Klube

Nuk është hera e parë që argjentinasi bën diçka të ngjashme. Me rastin e finales së Kupës së Botës për Klube mes Manchester Cityt dhe Fluminense, ai përsëri vuri bast me 10 mijë dollarë, me ç'rast u shënuan më shumë se tre gola. Anglezët fituan 4-0 dhe Kun mori në shtëpi 20.700 dollarë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll