Sport

De Vrij fiton çështjen ndaj ish-agjencisë së tij: kompensim disa milionësh!...

Sports Entertainment Group do t'i duhet t'i paguajë një shumë të madhe mbrojtësit ‘zikaltër’: ka vendosur gjykata e Amsterdamit. Të gjitha detajet

10 Prill 2024, 19:00 Nga DOSJA
De Vrij fiton çështjen ndaj ish-agjencisë së tij:

ITALI - Stefan De Vrij do të marrë një kompensim disa millionësh nga Sports Entertainment Group, ish-agjencia e mbrojtësit holandez të Interit. Lajmi, i raportuar nga gazeta lokale 'Voetbal International', më pas u konfirmua  nga mediat kryesore holandeze: ankesa e SEG në fakt u refuzua.

Agjencia ishte dënuar në vitin 2022 për t'i paguar mbrojtësit të ‘zikaltërve’ një dëmshpërblim prej 4.75 milionë eurosh, dënim të cilin ata e apeluan. Por sot, të martën më 9 prill, ankesa mori një opinion negativ nga gjykata e Amsterdamit dhe kompania e themeluar nga ish-drejtori i përgjithshëm i Ajax, Alex Kroes, tani do të duhet të paguajë në arkën e De Vrij një shumë që i kalon 5 milionë euro.

De Vrij, kompensimi disa millionësh: ja detajet…

Mbrojtësi i Interit, i ndihmuar nga avokati Ledure dhe me ‘zikaltrit’ që nga viti 2018, në fakt kishte akuzuar agjencinë e tij të vjetër, se e kishte disfavorizuar gjatë transferimit të tij nga Lazio te klubi milanez. 

Sipas asaj që del, SEG ka përfaqësuar edhe interesat e Interit gjatë negociatave të kontratës: e gjithë kjo pa dijeninë e lojtarit. Për këtë arsye agjencia ka marrë një komision prej 9.5 milionë eurosh nga klubi ‘zikaltër’, shumë për të cilën De Vrij është marrë në dijeni shumë më vonë.

Prandaj, gjykata e Amsterdamit vendosi që agjencia Sports Entertainment Group ka shkelur detyrimin e saj për zbulim, duke mos raportuar interesin e saj financiar  në transferimin  te De Vrij. Gjykata e konsideron gjithashtu të provuar se mbrojtësi i datëlindjes 1992 ka marrë një pagë më të ulët dhe e vlerëson dëmin mbi 5.2 milionë euro: shumë që do t'i rimbursohet. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll