Sport

VIDEO / Spektakël në 'Bernabeu', Reali vendos diktatin pas shokimit fillestar!

Pësojnë pa u mbushur 2 minuta lojë vendasit, por skuadra e Ancelotit përmbys gjithçka në 45 minuta.

9 Prill 2024, 21:47 Nga DOSJA
VIDEO / Spektakël në 'Bernabeu', Reali vendos diktatin pas

SPANJE – Luhen ndeshjet e para çerekfinale të Champions League ku finalja e parakohshme mes Realit të Madridit dhe Manchester Cityt ka dhuruar spektakël, ashtu si pritetj që në 45 minutat e para. Reali i Madridit befasohet pa u mbushur dy minuta loja. Sapo nisi sfida, Citizens fituan një goditje të lirë jo shumë larg zonës dhe Bernardo Silva sheh se Lunin është i pavemendshëm dhe e dërgon topin në rrjetë me një goditje të shpejtë, 0-1.

Rreth 10 minuta më vonë, “Los Blancos” kundërpërgjigjen me Camavingan.

Por e pabesueshmja ndodh dy minuta më vonë, kur përmbyset rezultati në 2-1 falë golit të Rodrigos.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll