Sport

VIDEO / Interi mes vështirësive mund Udinezen në shtesë!

Zikaltrit morën këtë herë në minutat shtesë një fitore ndaj Udineses në Friuli, duke rikthyer sërish diferencën +14 ndaj Milanit të vendit të dytë.

8 Prill 2024, 22:51 Nga DOSJA

VIDEO / Interi mes vështirësive mund Udinezen në shtesë!

ITALI - Interi nuk fal dhe merr një tjetër fitore, këtë herë në minutat shtesë ndaj Udineses në Friuli, duke rikthyer sërish diferencën +14 ndaj Milanit të vendit të dytë.

Ndonëse me një dorë mbi titullin kampion, zikaltrit nuk e kanë ulur aspak përqendrimin dhe këtë herë ndaj Udineses morën një fitore të vuajtur, por shumë të bukur, teksa goli me vlerë 3-pikëshe u shënua vetëm në minutën e pestë shtesë. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e vendasve, që shënuan në minutën e 40-ë me serbin Samardzic, i cili në verë ishte vetëm një hap larg firmës me Interin.

Zikaltrit ndryshuan tërësisht në pjesën e dytë dhe gjetën një gol në minutën e 48’, por që u anulua për pozicion jashtë loje, ndonëse me pamje shumë të paqarta. Në të 55-ën Thuram fitoi një penallti, të cilën e shndërroi në gol i zakonshmi Calhanoglu, i cili konfirmoi edhe njëherë saktësinë 100% nga pika e bardhë këtë sezon.

Udinese rezistoi deri në shtesë, kur Lautaro lëshoi një goditje nga vija e zonës, me topin që përfundoi në shtyllë dhe më pas u kthye në këmbët e Frattesit, i cili me portën bosh, e dërgoi në rrjetë, duke i dhënë tre pikët Interit.

Me 7 javë nga fundi i sezonit, Interi ruan distancën +14 nga Milani i vendit ët dytë, ndërsa Udinese mbetet shumë pranë zonës së ftohtë të renditjes dhe do t’i duhet shumë punë për të siguruar mbijetesën.

VIDEO / Interi mes vështirësive mund Udinezen në shtesë!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll