Sport

Premier League, ‘kostum’ i ri për Evertonin!...

Premier League sanksionon sërish skuadrën e Liverpoolit, këtë herë duke i hequr dy pikë, për shkelje të rregullave financiare të kompeticionit.

8 Prill 2024, 15:49 Nga DOSJA
Premier League, ‘kostum’ i ri për Evertonin!...

ANGLI - Premier League njoftoi këtë të hënë vendimin e saj për të sanksionuar Evertonin me  heqjen e 2 pikëve në renditje, me efekt të menjëhershëm, për shkak të shkeljes së rregullave financiare të kompeticionit.

Është hera e dytë që ‘blutë’ e Liverpoolit sanksionohen për këtë arsye: në rastin e parë, Premier League i ndëshkoi me 10 pikë më pak, më pas u reduktuan në 6, për të njëjtën arsye: tejkalimi i kufirit të shpenzimeve ndërmjet 2020 dhe 2023.

Rregullat e qëndrueshmërisë i lejojnë klubet angleze të humbasin një maksimum prej 105 milionë paund (132.5 milionë dollarë) gjatë një periudhe trevjeçare, një kufi i cili, nëse tejkalohet, i bën ata të përballen me rrezikun e sanksionimit.

Sanksioni aktual do të thotë që Everton do të bjerë poshtë Brentford në renditje dhe do të shohë numrin e pikëve të reduktuar në 27, vetëm dy mbi Luton, i cili ka 25 dhe është klubi i parë në vendin e rënies, i barabartë me Nottingham. Everton luan në kategorinë më të lartë të futbollit anglez, pa ndërprerje, që nga viti 1954.

Sipas Everton, Premier League është përpjekur t'i ndëshkojë dy herë, pasi në rastin e dytë, dy nga tre vitet e përfshira ishin gjithashtu pjesë e sanksionit të parë, përveç argumentimit se rregullat aktuale të qëndrueshmërisë së kompeticionit të vjetruara dhe nuk pasqyrojnë inflacionin aktual.

Në llogaritë e fundit të publikuara, ato që kanë të bëjnë me sezonin 2022-2023, Everton gjeneroi humbje prej 90 milionë paund. Everton nuk është i vetmi klub i Premierligës që ka pësuar sanksione këtë sezon.

Edhe Nottingham Forest gjithashtu humbi katër pikë për shkak të parregullsive financiare. Gjithashtu, Premier League akuzon Manchester Cityn për 115 parregullsi, po ashtu vuri në dukje Leicester dhe po heton Chelsean.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 8 Prill 2024, 13:38

Ai, rinovoi një mit në Gjermani...

GJERMANI - Drejtori aktual sportiv i kombëtares së meshkujve të Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), Rudi Völler, do të...